Dje u mbajt takim pune-konsultativ i grupit për legalizim në nivel komunal me përfaqësues te USAID-it dhe përfaqësues të MMPH-se nën koordinimin e DUP-së.
Në këtë takim u diskutua rreth procesit të deritanishëm që ka kaluar Komuna e Suharekës rreth legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje, arritjet, sfidat dhe paqartësitë në këtë drejtim. Rasti prakitik i Komunës së Suharekës do të ndihmojë nivelin qendror në hartimin e udhëzuesit për legalizim të objekteve. Nga java e ardhshme pritet të lëshohen çertifikatat e para të legalizimit.
Pjesë e këtij takimi ka qenë nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, drejtoresha e Urbanizmit Sanie Kuqi, drejtori i Kadastrës Emrush Bytyqi si dhe zyrtarë të tjerë nga drejtoria e Inspeksionit dhe nga këto dy drejtori të lartëcekura.

Në takim u diskutua për formën dhe procesin e legalizimit të objekteve nga qytetarët e Komunës sonë.
Nënkryetarja Suka ka thënë se Komuna e Suharekës është duke i kushtuar rëndësi të vaçantë procesit të legalizimit dhe se janë të përkushtuar që kjo iniciativë të shkojë për së mbari deri në fund.
Edhe drejtoresha e Urbanizmit Sanie Kuqi ka folur për rëndësinë që ky proces ka për Komunën e Suharekës si dhe i ka njoftuar të pranishmit me formën e aplikimit për legalizim.
Ndërsa përfaqësuesit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, kanë thënë se: “Ne si ministri ju përgëzojmë për vullnetin e treguar në kuadër të kësaj nisme për legalizim të objekteve dhe do t’a keni përkrahjen tonë deri në fund”.
