Suhareka renditet e treta në Kosovë për nga numri i lexuesve në bibliotekën e qytetit

23.07.2021

Edhe pse Komuna e Suharekës ende nuk e ka të përfunduar ndërtimin dhe funksionalizimin e shtëpisë së kulturës aktivitetet kulturore gjatë vitit 2019 nuk kanë munguar. Kështu bën të ditur raporti i ASK-së për vitin 2019 sipas së cilit në Komunën e Suharekës janë realizuar gjithsej 8 shfaqje teatrale, në të cilat kanë marr pjesë […]

Suhareka renditet e treta në Kosovë për nga numri i lexuesve në bibliotekën e qytetit Foto: Ilustrim

Edhe pse Komuna e Suharekës ende nuk e ka të përfunduar ndërtimin dhe funksionalizimin e shtëpisë së kulturës aktivitetet kulturore gjatë vitit 2019 nuk kanë munguar.

Kështu bën të ditur raporti i ASK-së për vitin 2019 sipas së cilit në Komunën e Suharekës janë realizuar gjithsej 8 shfaqje teatrale, në të cilat kanë marr pjesë rreth 2000 shikues.

Ndërsa sa i përket aktiviteteve të galerive, Komuna e Suharekës renditet e katërta për nga numri i ekspozitave të hapura gjatë vitit paraprak me gjithsej 10 ekspozita dhe 380 vizitor.

Gjithashtu sipas raportit të ASK-së biblioteka e qytetit “Hajdin Berisha” renditet e treta për nga numri i lexuesve, ku edhe pse për nga numri i titujve qëndron më poshtë se shumica e komunave, gjatë vitit të kaluar ka pasur 7221 lexues, që janë 29 më pak se në Komunën e Shtimes që renditet e dyta.