Suhareka renditet e 21-ta në Kosovë për nga numri i familjeve që marrin ndihmë sociale
Skema e Ndihmës Sociale është mbështetje dhe ofrim i ndihmës së përkohshme financiare për familjet që jetojnë në kushte jo të mira. Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdimisht publikon numrin e familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale, raporton SuharekaOnline. Në bazë të dhënave të ASK-së për muajin maj në Kosovë janë gjithsej 21.312 […]
Skema e Ndihmës Sociale është mbështetje dhe ofrim i ndihmës së përkohshme financiare për familjet që jetojnë në kushte jo të mira.
Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdimisht publikon numrin e familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale, raporton SuharekaOnline.
Në bazë të dhënave të ASK-së për muajin maj në Kosovë janë gjithsej 21.312 familje të cilat marrin ndihmë sociale nga shteti, numër ky që nga muaji janar deri më tani ka shënuar rënie.
| Muaji/Viti | Nr. i familjeve që marrin asistecë sociale- Kosovë |
| Janar/2023 | 22.571 |
| Shkurt/2023 | 22.376 |
| Mars/2023 | 21.948 |
| Prill/2023 | 21.127 |
| Maj/2023 | 21.312 |
Sipas ASK-së numër më të madh të familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale ka Mitrovica e cila renditet e para me 2.059 familje të kësaj kategorie.
Duke analizuar të dhënat e ASK-së, figuron se Komuna e Suharekës në muajin maj të këtij viti ka regjistruar gjithsej 420 familje të cilat marrin ndihmë sociale nga shteti, numër ky i cili nga muaji në muaj ka shënuar rënie.
| Muaji | Nr. i familjeve që kanë përfituar ndihmë sociale nga shteti i Kosovës |
| Janar/2023 | 434 |
| Shkurt/2023 | 442 |
| Mars/2023 | 431 |
| Prill/2023 | 424 |
| Maj/2023 | 420 |
Me këtë numër të familjeve i cili nga muaji në muaj ka pësuar ndryshime, kryesisht rënie, Komuna e Suharekës, sipas ASK-së renditet e 21-ta nga 38 komuna.
| Komuna | Nr.i Familjve që përfitojnë asistencë sociale nga shteti |
| 1. Mitrovicë | 2.059 |
| 2. Vushtrri | 1.264 |
| 3. Lipjan | 1.091 |
| 4. Prishtinë | 1.080 |
| 5. Gjakovë | 1.065 |
| 6. Pejë | 976 |
| 7. Gllogoc | 894 |
| 8. Ferizaj | 843 |
| 9. Fushë Kosovë | 839 |
| 10. Klinë | 805 |
| 11. Skenderaj | 11 |
| 12. Podujevë | 12 |
| 13. Prizren | 13 |
| 14. Malishevë | 640 |
| 15. Kaqanik | 618 |
| 16. Zubin Potok | 616 |
| 17. Rahovec | 568 |
| 18. Mitrovica Veriore | 564 |
| 19. Obiliq | 560 |
| 20. Gjilan | 548 |
| 21. Suhareka | 420 |
Ndërsa, Komuna e cila ka numrin më të vogël të familjeve që përfitojnë asistencë sociale, është Komuna e Mamushës, e cila në muajin maj kishte regjistruar vetëm 18 familje të kësaj kategorie.