Për vetëm 13 ditë të muajit qershor, në Kosovë janë regjistruar më shumë raste pozitive se në 31 ditët e muajit maj. 354 raste pozitive janë regjistruar në 13 ditët e para të qershorit.

Këto shifra kanë dalë në muajin që ishte planifikuar të ishte muaji i lehtësimit të masave, pas majit që pati 277 raste pozitive. Në muajin maj kishte shumë ditë me raste që nuk kalonin në dyshifrorë, madje me datën 24 të atij muaji që nuk kishte asnjë rast pozitiv.

Vetëm dje në Kosovë janë shënuar edhe 47 raste me SARS-CoV-2.

Ndonëse ndodhemi afër Prizrenit i cili ka numër të madh rastesh aktive dhe qytetarët lëvizin, që nga data 15 qershor kur në Suharekë u shënua rasti i 40-të Komuna e Suharekës nuk ka regjistruar asnjë rast dhe renditet e 15-ta për nga numri i rasteve të identifikuarëve me covid-19.

Me konfirmimin e rastit të datës 15 qershor numri i të infektuarëve në Suharekë është 40, ku prej tyre 1 rast ka përfunduar me vdekje, 37 të shëruar dhe 2 raste aktive.