Suhareka regjistron 24 vdekje gjatë muajit maj

15.07.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare [1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin maj 2023. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme […]

Suhareka regjistron 24 vdekje gjatë muajit maj Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare [1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin maj 2023.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin maj 2023 janë regjistruar gjithsej 787 raste të vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 423 janë meshkuj dhe 364 janë femra.

Bazuar në të dhënat e ASK-së, rezulton se në Komunën e Suharekës janë regjistruar 24 raste të vdekjes, prej tyre 12 meshkuj dhe 12 femra.

Poashtu, në këto të dhëna thuhet se në Qytetin e Suharekës janë regjistruar 14 raste të vdekjës, prej tyre 5 meshkuj dhe 9 femra.

Rikujtojmë se gjatë muajit prill 2023 janë regjistruar 15 raste të vdekjes, prej tyre 10 meshkuj dhe 5 femra.