Suhareka regjistron 15 vdekje gjatë muajit prill

20.06.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin prill 2023. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme […]

Suhareka regjistron 15 vdekje gjatë muajit prill Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin prill 2023.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 818 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 436 janë meshkuj dhe 382 janë femra.

Sipas të dhënave të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit prill 2023, janë regjistruar 15 vdekje, prej tyre 10 meshkuj dhe 5 femra.

Sipas statistikave të ASK-së bëhet e ditur se 9 vdekje kanë ndodhur me vendbanim në Suharekë prej tyre, 5 meshkuj dhe 4 femra.

Rikujtojmë se gjatë muajit mars në Suharekë ishin regjistruar 23 vdekje, prej tyre 10 meshkuj dhe 13 femra.