Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë para dy ditësh ka njoftuar se në vatrat endemike (Malishevë, Suharekë, Rahovec, Prizren, Mamushë) janë raportuar 285 pickime nga rriqrat.

Që Suhareka është në mesin e vatrave endemike nuk pajtohet i pari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Bali Muharremaj, ka thënë për SuharekaOnline se deri më sot dhe as këtë vit deri në këtë moment në Suharekë nuk kemi ndonjë rast simptomatik nga pickimet e rriqrave, janë pickime të zakonshme por jo me simptoma.

Muharremaj gjithashtu ka thënë se Suhareka tashmë ka dezinfektuar rrugët e fshatrave dhe qytetit, parqet dhe të gjitha hapësirat e frekuentuara disa herë por nëse kërkohet prapë ne do të marrim masa dhe do të ndjekim procedurat e parapara për këto raste.

Në anën tjetër ka disa ditë radhazi që Komuna e Suharekës ka marr lajme të mira për numrin e të shëruarve nga pandemia covid-19.

Megjithë trendin pozitiv, Muharremaj iu bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’iu qëndrojnë strikt rregullave të institucioneve.