Suhareka që 365 ditë në ”luftë” me COVID-19

20.03.2021

Me 13 mars të vitit 2020, në Kosovë u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19, virus ky për të cilin atë kohë pothuajse nuk dihej asgjë, e që ngjalli frikë e panikë tek të gjithë qytetarët. Padyshim që në mendjen e secilit qytetarë atë kohë ishte pikëpyetja se ”Çfarë do të ndodhë tani”. Vendi […]

Suhareka që 365 ditë në ”luftë” me COVID-19 Foto: Ilustrim

Me 13 mars të vitit 2020, në Kosovë u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19, virus ky për të cilin atë kohë pothuajse nuk dihej asgjë, e që ngjalli frikë e panikë tek të gjithë qytetarët.

Padyshim që në mendjen e secilit qytetarë atë kohë ishte pikëpyetja se ”Çfarë do të ndodhë tani”.

Vendi me më pak se 2 milionë banorë atë kohë ishte në pritje të vendimeve të Qeverisë së atëhershme, e cila udhëhiqej nga Albin Kurti.

Me tu konfirmuar rastet e para, në pasditen e 13 marsit, Qeveria së bashku me Ministrinë e atëhershme të Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë morën vendimin që i gjithë vendi të karantinohet.

Si në çdo qytet, e fshat tjetër edhe në ata të Komunës së Suharekës rrallë dëgjoheshin zhurmat e veturave, të lokaleve, e zhurmat e fëmijeve në shkolla.

Krejt çka mund të shihnim e ndëgjonim nga qytetet e bukura të Kosovës ishin vetëm lajmet përmes televizionit, të cilat secilit prej nesh atë kohë i dukëshin interesante dhe të nevojshme.

Si në shumë vende të tjera të botës, të cilat kishin filluar më herët luftën me armikun e padukshëm, edhe në Kosovë bartja e maskave ishte bërë dhe mbetet obligative, në të kundërtën gjobitesh nga Policia e Kosovës.

Pavarësisht thirrjeve për kujdes të shumtë e panikë më pak, më 20 mars, 2020 në Komunën e Suharekës ishte konfirmuar rasti i parë me COVID-19.

Me datë 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, ishin testuar 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre kishin rezultuar pozitive, ku ishte bërë e ditur se njëra ishte me vendbanim në Suharekë.

Fjala është për një 53 vjeçare (emër i njohur për redaksinë) e cila dyshohej se kontaktin e fundit e kishte pasur më 11 mars të po atij viti me një person të infektuar me COVID-19.

Me karantinimin e vendit, çdo gjë pothuajse ishte ndryshe nga jeta e përditshme e më herëshme, si: rrezikimi i jetëve të mantelbardhëve, mbajtja e mësimit në mënyrë online, rënia e ekonomisë, të gjitha këto e së bashku me shumë të tjera ishin sfidë për të gjithë qytetarët pa dallim, me të cilat po jetojmë tash e një vit.

Me të filluar karantinimi në Komunën e Suharekës nuk kanë munguar as ndihmat nga persona të ndryshëm, si humanisti Halil Kastrati i cili më datë 24 mars, 2020 kishte dhuruar ndihma për 100 famile të Suharekës.

Gjithashtu edhe pronari i kompanisë Frutex që udhëheq me fondacionin humanitar “Golden Eagle”, Shaqir Palushi kishte mbledhur për 24 orë 30 mijë euro, me të cilat kishte ndihmuar shumë familje në nevojë.

Më 22 mars, të vitit paraprakë ishte regjistruar edhe viktima e parë në Kosovë nga ky virus, ndërsa, vetëm më pak se një muaj edhe në Komunën e Suharekës, më saktësisht me 15 prill, 2020 u regjistrua viktima e parë, një 69 vjeçar.

Ndërsa, që nga 20 marsi i kaluar, deri më tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar mbi 1,300 raste pozitive me COVID-19, prej të cilave mbi 1 mijë janë shëruar, fatkeqësisht 71 të tjerë e kanë humbur betejën nga ky virus dhe mbi 200 raste mbesin aktive, kështu është bërë e ditur nga zëdhënësi i Ministrisë në detyrë të Shëndetësisë, Faik Hoti.

Rikujtojmë se tash e një kohë MSH-ja bënë kategorizimin e komunave në bazë të numrit të rasteve të reja me COVID-19, në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Ministria në detyrë e Shëndetësisë gjatë ditës së premte ka bërë të ditur se Komuna e Suharekës bënë pjesë në zonën e verdhë, zonë kjo me rrezikshmëri të mesme të përhapjës së infeksionit me COVID-19.

Masat kufizuese që vlejnë aktualisht për Komunën e Suharekës janë:

  1. Operatorëve ekonomik iu lejohet puna nga 05:00 deri në 22:00.
  2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë 05:00 deri në 22:00
  3. Shërbimet e Hotelerisë dhe Gastronomisë lejohen të punojnë 05:00 deri në 22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim ”merre me vete” dhe ”porosi me dërgesë”.
  4. Të gjitha institucione publike dhe ato private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar sspecifikat e tyre dhe ”Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.
  5. Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve.
  6. Taksistët lejohet të punojnë me një pasagjer deri në 3 nëse janë anëtar të familjes.
  7. Institucionet vartëse të MKRS dhe komunave (teatort, biblioteka, filarmonia, galeria, ansamblet, baleti, kinematë, qendrt rinore, muzetë, etj) lejohet të punojnë deri në ora 22:00, duke shfrytëzuar sallat apo objektet e tyre të punës deri në 40%.
  8. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative, duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve.
  9. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të hapura dhe mbyllura, ku gjatë stërvitjeve lejohen deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri në 50 persona.

Përgatiti, Eurolinda Zenelaj