Suhareka përfiton më shumë se 1 milion euro nga Granti i performancës komunale

09.02.2024

Suhareka është përfituesi e grantit të performancës komunale në vlerë më shumë se 1 milion euro.

Suhareka përfiton më shumë se 1 milion euro nga Granti i performancës komunale Foto: Ilustrim

Grantin e ka nënshkruar kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

“Më shumë se 1 milion euro, Suhareka përfiton nga Granti i performancës Komunale.
Falenderimi i referohet ekipes raportuese komunale të prirë nga kordinatori Rinor Zyrapi.”, shkruan kryetari.


“Gjithashtu falenderim të veçantë kemi për MAPL- në, donatorët, dhe njëkohësisht edhe për të gjitha institucionet lokale të Suharekës, të cilat kanë dëshmuar angazhim dhe sinqeritet në punën e tyre.
Drejtoritë komunale kanë poashtu meriten e tyre, për këtë sukses tonin të përbashkët.
Urime të gjithë qytetarëve pa dallim, sepse ky fond për zhvillim iu dedikohet juve” shkruan Muharremaj në njoftim.