Suhareka përfiton 231 mijë euro, nga 58 pikë të mundshme merr 28 për performancën më të mirë

03.04.2020

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedinë dhe Norvegjinë kanë ndarë Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 4.9 milionë eurosh. Ky grant është për vitin 2020 dhe është në bashkëfinancim i fondeve të MAPL në vlerë prej 2.5 milionë eurosh si dhe donatorëve në […]

Suhareka përfiton 231 mijë euro, nga 58 pikë të mundshme merr 28 për performancën më të mirë Foto: Ilustrim

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedinë dhe Norvegjinë kanë ndarë Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 4.9 milionë eurosh.

Ky grant është për vitin 2020 dhe është në bashkëfinancim i fondeve të MAPL në vlerë prej 2.5 milionë eurosh si dhe donatorëve në vlerë prej 2.4 milionë eurosh.

Me këto grante do të shpërblehen komunat, të cilat kanë pasur performancë më të mirë në qeverisje demokratike, menaxhim komunal dhe ofrim i shërbimeve publike.

Vlerësimi i performancës komunale për grantin e vitit 2020 shpërblen 23 komuna si dhe ndanë shpërblim shtesë për 3 komunat me performancën më të mirë.

Komunat përfituese janë: Pejë, Junik, Lipjan, Kaçanik, Gjilan, Mitrovicë e Jugut, Vushtrri, Hani i Elezit, Klinë, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Gjakovë, Suharekë, Malishevë, Viti, Gracanicë, Kllokot, Ranillug, Gllogovc, Shtërpcë, Mamushë dhe Leposaviq.

Komuna e Suharekës do të përfitojë 231 mijë e 956 euro.