Suhareka në zonën e verdhë, brenda një jave u regjistruan 56 raste me COVID-19

20.03.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 javën që lamë pas kishte shënuar rritje të dukshme, duke krahasuar me javët e kaluara. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë i cili çdo ditë raporton për rastet e reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. IKSHPK-ja ka bërë të ditur […]

Suhareka në zonën e verdhë, brenda një jave u regjistruan 56 raste me COVID-19 Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 javën që lamë pas kishte shënuar rritje të dukshme, duke krahasuar me javët e kaluara.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë i cili çdo ditë raporton për rastet e reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës brenda 7 ditësh janë konfirmuar 56 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 78 vjeç.

Në ditën e 17 dhe 19 të muajit mars të këtij viti në komunën e Suharekës ishin regjistruar nga 10 raste të reja me COVID-19, numër ky më i lartë duke e krahasuar me ditët e tjera brenda kësaj jave.

DataNr. i rasteve pozitiveNr. i viktimave
13 mars, 202190
14 mars, 202181 (78 vjeç)
15 mars, 202140
16 mars, 202130
17 mars, 2021100
18 mars, 202190
19 mars, 2021100
20 mars, 202190

Rikujtojmë se Ministria në detyrë e Shëndetësisë gjatë ditës së ka bërë kategorizimin e ri të komunave, ku Komuna e Suharekës ka vazhduar të jetë në zonën e verdhë, zonë kjo me rrezikshmëri të mesme të përhapjës së infeksionit me COVID-19.