Suhareka në zonën e kuqe, këto janë masat kufizuese

06.02.2021

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së premte ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave në bazë të rrezikshmërisë së përhapjës së infeksionit me COVID-19. Komuna e Suharekës e cila për disa javë ishte pjesë e zonës së gjelbër, zonë kjo me rrezikshmëri të ulët të përhapjës së infeksionit, fillimisht kishte kaluar në zonën e […]

Suhareka në zonën e kuqe, këto janë masat kufizuese Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së premte ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave në bazë të rrezikshmërisë së përhapjës së infeksionit me COVID-19.

Komuna e Suharekës e cila për disa javë ishte pjesë e zonës së gjelbër, zonë kjo me rrezikshmëri të ulët të përhapjës së infeksionit, fillimisht kishte kaluar në zonën e verdhë, zonë kjo me rrezikshmëri të mesme të përhapjes së infeksionit.

Me rritjen e rasteve pozitive, veçanërisht në javën e fundit Komuna e Suharekës ka kaluar në zonën e kuqe, zonë kjo e cila konsiderohet me rrezikshmëri të madhe të përhapjës së infeksionit me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Nga e premtja e kaluar (29 janar) deri dje, 05 shkurt (e premte) që i bie saktësisht 8 ditë, në Komunën e Suharekës janë identifikuar 107 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima të moshave të ndryshme, më i riu 40 vjeç.

SuharekaOnline më poshtë sjellë masat kufizuese që vlejnë për Komunën e Suharekës: