Suhareka në zonën e kuqe, 354 raste aktive me COVID-19 dhe 54 viktima

11.02.2021

Në takimin për siguri lokale të Komunës së Suharekës, i cili është mbajtur sot, nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Suka e në fjalën e saj gjatë këtij takimi ndër tjerash ka njoftuar edhe për situatën me pandeminë COVID-19, ku ka treguar […]

Suhareka në zonën e kuqe, 354 raste aktive me COVID-19 dhe 54 viktima Foto: Ilustrim

Në takimin për siguri lokale të Komunës së Suharekës, i cili është mbajtur sot, nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Suka e në fjalën e saj gjatë këtij takimi ndër tjerash ka njoftuar edhe për situatën me pandeminë COVID-19, ku ka treguar se pas rritjës së numrit të rasteve pozitive me këtë virus Komuna e Suharekës ka kaluar në zonën e kuqe, raporton SuharekaOnline.

Nënkryetarja e komunës ka bërë të ditur se që nga muaji mars, ku edhe janë regjistruar rastet e para me COVID-19 deri më tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar 1,087, prej të cilave 676 janë shëruar dhe fatkeqësisht 54 të tjerë e kanë humbur betejën nga ky virus.

Gjithashtu ajo ka treguar se aktualisht në Komunën e Suharekës janë 354 raste aktive.

Ndërsa, në fjalën e togeri i Policisë në Suharekë, Vehbi Bytyqi ka treguar se gjatë këtyre dy javëve përveç aktiviteteve tjera, Policia e Suharekës ka shqiptuar edhe 105 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID.