Suhareka në zonën e gjelbër, brenda një jave u regjistruan 31 raste me COVID-19

27.02.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rritje, duke e krahasuar me ditët e para të muajit shkurt të këtij viti. Në bazë të raportimeve ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë është bërë e ditur se në Komunën e Suharekës nga data 20 deri më 27 […]

Suhareka në zonën e gjelbër, brenda një jave u regjistruan 31 raste me COVID-19 Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rritje, duke e krahasuar me ditët e para të muajit shkurt të këtij viti.

Në bazë të raportimeve ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë është bërë e ditur se në Komunën e Suharekës nga data 20 deri më 27 shkurt janë identifikuar 31 raste pozitive me COVID-19.

Gjatë këtyre 8 ditëve në Komunën e Suharekës gjithashtu është raportuar për një viktimë të moshës 80 vjeç, duke e arritur numrin total të viktimave në 58, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, që nga muaji mars i vitit të kaluar deri më tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar mbi 1,150 raste pozitive me COVID-19.

Komuna e Suharekës aktualisht bënë pjesë në zonën e gjelbër, ndërsa në mbledhjen e Asamblesë Komunale në Suharekë, e cila është mbajtur gjatë ditës së premte, i pari i komunës, Bali Muharremaj ka thënë se aktualisht në komunën tonë janë mbi 300 raste aktive me COVID-19, shifër kjo më e madhja që nga fillimii pandemisë.

Më datë 26 shkurt në Komunën e Suharekës janë identifikuar shtatë raste pozitive me këtë virus, numër ky rekord brenda një jave, ku edhe është raportuar një viktimë.

DataRastet pozitiveViktima
20 shkurt, 202150
21 shkurt, 202110
22 shkurt, 202150
23 shkurt, 202150
24 shkurt, 202130
25 shkurt, 202140
26 shkurt, 202171 (80 vjeç)
27 shkurt, 202110
Gjithsej311