Suhareka në zonën e gjelbër, brenda një jave u regjistruan 22 raste me COVID-19 dhe 2 viktima

28.12.2020

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të dukshme. Në bazë të statistikave të IKSHPK-së bëhet e ditur se gjatë javës së kaluar nga 21 deri më 27 dhjetor, në Komunën e Suharekës janë identifikuar 22 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 2 viktima. Më […]

Suhareka në zonën e gjelbër, brenda një jave u regjistruan 22 raste me COVID-19 dhe 2 viktima Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të dukshme.

Në bazë të statistikave të IKSHPK-së bëhet e ditur se gjatë javës së kaluar nga 21 deri më 27 dhjetor, në Komunën e Suharekës janë identifikuar 22 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 2 viktima.

Më 22 dhjetor në Komunën e Suharekës janë regjistruar 7 raste me COVID-19, numër rekord ky brenda javës, ndërsa më 21 dhe 23 dhjetor nuk është regjistruar asnjë rast, shkruan SuharekaOnline.

Në bazë të rrezikshmërisë së përhapjës së infeksionit së Koronavirusit Komuna e Suharekës vazhdon ende të jetë pjesë e zonës së gjelbër.

Sipas vlerësimit dhe rekomandimeve, masat kufizuese për zonën e gjelbër janë:

  • Operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19;
  • Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19;
  • Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anetarë të së njëjtës familje, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid19”;
  • Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19;
  • Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”;
  • Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
  • Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
  • Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

Më poshtë statistikat mund t’i shihni përmes një tabele.

DataRastet pozitiveViktima
21 dhjetor, 202000
22 dhjetor, 202071 (69 vjeç)
23 dhjetor, 202000
24 dhjetor, 202061 (58 vjeç)
25 dhjetor, 202030
26 dhjetor, 202030
27 dhjetor, 202030
Gjithsej222