Suhareka në zonën e gjelbër, brenda një jave u regjistruan 16 raste me COVID-19

03.01.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të dukshme, gjithashtu edhe numri i të shëruarve është më i madh në krahasim me javët e kaluara. Në bazë të statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëhet e ditur se nga 28 dhjetori deri më 03 janar në […]

Suhareka në zonën e gjelbër, brenda një jave u regjistruan 16 raste me COVID-19 Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të dukshme, gjithashtu edhe numri i të shëruarve është më i madh në krahasim me javët e kaluara.

Në bazë të statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëhet e ditur se nga 28 dhjetori deri më 03 janar në Komunën e Suharekës janë regjistruar 16 raste pozitive me COVID-19 dhe nuk është regjistruar asnjë viktimë, shkruan SuharekaOnline.

Më 1 janar në Komunën e Suharekës janë regjistruar 6 raste pozitive me COVID-19, numër ky rekord brenda një jave, ndërsa më 28 dhe 29 dhjetor nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Vlen të theksohet se në këtë javë nuk është regjistruar asnjë viktim nga COVID-19.

Në bazë të rrezikshmërisë së përhapjës së infeksionit së Koronavirusit Komuna e Suharekës vazhdon ende të jetë pjesë e zonës së gjelbër.

Sipas vlerësimit dhe rekomandimeve, masat kufizuese për zonën e gjelbër janë:

  • Operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19;
  • Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19;
  • Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anetarë të së njëjtës familje, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid19”;
  • Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19;
  • Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”;
  • Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
  • Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
  • Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

Më poshtë statistikat mund t’i shihni përmes një tabele.

DataRastet pozitiveViktima
28 dhjetor, 202000
29 dhjetor, 202000
30 dhjetor, 202030
31 dhjetor, 202020
01 janar, 202160
02 janar, 202140
03 janar, 202110
Gjithsej160