Suhareka në numra, mbi 90 lindje dhe 77 vdekje gjatë muajit mars

14.05.2021

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare[1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet , Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Mars 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas të dhënave të publikuara nga ASK gjatë muajit mars në Komunën […]

Suhareka në numra, mbi 90 lindje dhe 77 vdekje gjatë muajit mars Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare[1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet , Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Mars 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK gjatë muajit mars në Komunën e Suharekës janë regjistruar 90 lindje (Vendi i përhershëm i nënës në komunë) prej të cilave 43 janë meshkuj dhe 47 femra.

Gjithashtu gjatë këtij muaji janë kryer edhe 5 raste të tjera të lindjes (4 femra dhe një mashkull).

Ndërsa sa i përket numrit të vdekjeve të personave me vendbanim të përhershëm në komunë gjatë muajit mars janë regjistruar 49 raste prej të cilave 25 meshkuj dhe 24 femra. Gjithashtu janë regjistruar edhe 28 raste të tjera të vdekjes që nuk kanë vendbanim të përhershëm në komunë.

Sipas ASK-së gjatë muajit mars 2021 në Komunën e Suharekës janë kryer 52 raste të kurorëzimeve prej të cilave 42 janë me vendbanim të bashkëshortëve në Komunën e Suharekës.

Për dallim nga muajt e kaluar gjatë muajit mars nuk është inicuar asnjë rast i shkurorëzimit.