Suhareka në numra – 48 lindje, 26 vdekje, 48 kurorëzime dhe 6 shkurorëzime gjatë muajit shkurt

19.04.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare [1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin janar 2023. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme […]

Suhareka në numra – 48 lindje, 26 vdekje, 48 kurorëzime dhe 6 shkurorëzime gjatë muajit shkurt Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare [1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin janar 2023.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin shkurt janë regjistruar 1 804 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 947 lindje janë meshkuj dhe 857 lindje janë femra.

Ndërsa, në Komunën e Suharekës sipas të dhënave që posedon SuharekaOnline gjatë muajit shkurt të vitit 2023, janë regjistruar 48, prej tyre 25 meshkuj dhe 23 femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 877 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 479 janë meshkuj dhe 398 janë femra.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit të dytë të këtij viti  janë regjistruar gjithsej 26 vdekje, prej tyre 13 meshkuj dhe 13 femra.

Në muajin shkurt 2023, janë regjistruar gjithsej 1 317 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 122 raste.

Në bazë të statistikave që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin janar në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar 48 çfite, ndërsa janë regjistruar 6 shkurorëzime.