Suhareka nderon Ushtar Kavajën, Indrit Cara

31.03.2021

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me një delegacion nga komuna, gjatë ditës së mërkurë ka udhëtuar për në Kavajë. Muharremaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot së bashku me një delegacion nga Komuna e Suharekës kanë udhëtuar për në Kavajë, që ta përkujtojnë dëshmorin Indrit Cara –Ushtar Kavaja, […]

Suhareka nderon Ushtar Kavajën, Indrit Cara Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me një delegacion nga komuna, gjatë ditës së mërkurë ka udhëtuar për në Kavajë.

Muharremaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot së bashku me një delegacion nga Komuna e Suharekës kanë udhëtuar për në Kavajë, që ta përkujtojnë dëshmorin Indrit Cara –Ushtar Kavaja, në përvjetorin e rënjes së tij heroike për lirinë e Kosovës, raporton SuharekaOnline.

”Faleminderit përfaqësuesëve të Bashkisë së Kavajës dhe familjes së Indrit Carës për pritjen. Ushtar Kavaja, ka rënë në fushën e betejës, duke e bërë aktin më heroik e sublim për vendin.

Ai erdhi në frontin e luftës së UÇK-së, në kohën kur Kosova kishte nevojë më shumë se kurrë për luftëtarët si ai.

Tregimi për Indrit Carën është i shumë dimenzioneve, ngase ate tashmë e njohim në Semetisht, në Sllapuzhan, në Bërshancë, dhe në çdo cep të Gallushës.

Kudo në Kosovë e Shqipëri ai u bë i pavdekshëm në përjetësinë e tij” ka shkruar Muharremaj.