“SUHAREKA NA BASHKON”, sot dhe nesër organizohet festivali për persona me aftësi të kufizuara

15.10.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se sot dhe nesër do të organizohet festivali “SUHAREKA NA BASHKON” për personat me aftësi të kufizuara. Muharremaj beson se ky festival është festivali i parë i tillë i organizuar në Kosovë. Po ashtu, ai ka shtuar se prezenca jonë sot në aktivitetin e tyre i […]

“SUHAREKA NA BASHKON”, sot dhe nesër organizohet festivali për persona me aftësi të kufizuara Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se sot dhe nesër do të organizohet festivali “SUHAREKA NA BASHKON” për personat me aftësi të kufizuara.

Muharremaj beson se ky festival është festivali i parë i tillë i organizuar në Kosovë.

Po ashtu, ai ka shtuar se prezenca jonë sot në aktivitetin e tyre i nderon dhe i respekton jashtëzakonisht.

Mysafir në festival do të jenë: Grupi i vallëzimit Handikos Gjakovë, Remzie Osmani, Nexhat Osmani dhe Shkurte Fejza. Moderatore do të jetë Flutra Gashi-Tanushi.

Ky festival mbahet sot dhe nesër (15-16 Tetor) me fillim nga ora 18:00 te palestra sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Postimi i plotë i kryetarit Muharremaj:

“SUHAREKA NA BASHKON” është festivali i parë i organizuar besoj në Kosovë, për personat me aftësi të kufizuara e i cili ndodhë sot në komunën tonë.

Prezenca jonë sot në aktivitetin e tyre i nderon dhe i respekton jashtëzakonisht.