Suhareka me 68,474 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale, partitë lejohen të shpenzojnë deri 34,237 € për fushatë

Suhareka me 68,474 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale, partitë lejohen të shpenzojnë deri 34,237 € për fushatë
Fisnik Sadiku

19.06.2021 / Suhareka

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për kufizimin e shpenzimeve për subjektet politike për fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Sipas vendimit të KQZ-së, kufiri i sipërm i shpenzimeve është në shumën 950 mijë e 633 euro e 40 cent.

Vendimi i KQZ-së mbështetet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila sipas të dhënave të prezantuara nga KQZ-ja përmban 1 milion e 894 mijë e 254 votues.

Sipas rregullës së KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilat kanë më shumë se pesë mijë (5000) votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat të cilat kanë më pak se pesë mijë (5000) votues, subjekteve politike ju lejohet të shpenzojnë deri në 0,7 euro për votues të regjistruar në atë komunë.

Kështu në Komunën e Suharekës janë të regjistruar 68,474 qytetarë me të drejtë vote për zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe kufizimi i shpenzimeve të fsuhatës është 34,237.00 €.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit