Suhareka me 16 raste aktive në këto fshatra

03.07.2020

Sot më 03 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 304 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 114 raste pozitive. Nga 114 rastet pozitive, 2 rezultojnë nga Komuna e Suharekës. Me dy rastet e konfirmuara […]

Suhareka me 16 raste aktive në këto fshatra Foto: Ilustrim

Sot më 03 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 304 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 114 raste pozitive.

Nga 114 rastet pozitive, 2 rezultojnë nga Komuna e Suharekës.

Me dy rastet e konfirmuara numri total i të identifikuarëve në Suharekë shkon në 56.

Nga 56 rastet e komfirmuara deri më sot: 2 raste kanë përfunduar me vdekje, 16 raste aktive dhe 38 të shëruar.

16 rastet aktive janë: 8 në Gelancë, 2 në Buzhalë, 1 Terrnje, 1 Nepërbisht, 1 Samadraxhë, 1 Leshan, 1 Vraniq dhe 1 Mushtisht.