Suhareka mbetet në top 10-she, mbi 53 mijë doza të administruara deri më sot

21.10.2021

Megjithatë në Komunën e Suharekës interesimi për tu vaksinuar ende mbetet i lartë. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë, ku gjatë mëngjesit të sotëm është renditur e nënta me 27 imunizime. Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta […]

Suhareka mbetet në top 10-she, mbi 53 mijë doza të administruara deri më sot Foto: Ilustrim

Megjithatë në Komunën e Suharekës interesimi për tu vaksinuar ende mbetet i lartë. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë, ku gjatë mëngjesit të sotëm është renditur e nënta me 27 imunizime.

Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara.

Që nga data 7 prill kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 53,733 doza të vaksinës.

Një gjendje më ndryshe se në Suharekë është në komunat tjera. Më uljen e rasteve të infektuara me COVID-19, interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka qenë më i ulët.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 514 mijë e 370 vaksina.

832 mijë e 920 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.