Suhareka mbetet në top 10-she, rreth 50 mijë qytetarë të vaksinuar deri më sot

07.10.2021

Megjithatë në Komunën e Suharekës interesimi për tu vaksinuar ende mbetet i lartë. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë, ku gjatë ditës së enjte Suhareka është renditur e nënta me 482 imunizime. Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e […]

Suhareka mbetet në top 10-she, rreth 50 mijë qytetarë të vaksinuar deri më sot Foto: Ilustrim

Megjithatë në Komunën e Suharekës interesimi për tu vaksinuar ende mbetet i lartë. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë, ku gjatë ditës së enjte Suhareka është renditur e nënta me 482 imunizime.

Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara.

Që nga data 7 prill kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 49,921 doza të vaksinës.

Një gjendje më ndryshe se në Suharekë është në komunat tjera. Më uljen e rasteve të infektuara me COVID-19, interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka qenë më i ulët.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 407 mijë e 966 vaksina.

819 mijë e 485 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.