Suhareka feston dijnitetshëm, Sylaj thotë se në mbrëmjen e vitit të ri nuk u regjistrua asnjë incident

01.01.2023

Në mbrëmjen e 31 dhjetorit në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë incident. Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në një prononcim për SuharekaOnline ka njoftuar se në mbrëmjen e ndrrimit të motmoteve në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë incident. Sylaj ka thënë se mbrëm situata në Komunën e […]

Suhareka feston dijnitetshëm, Sylaj thotë se në mbrëmjen e vitit të ri nuk u regjistrua asnjë incident Foto: Ilustrim


Në mbrëmjen e 31 dhjetorit në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë incident.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në një prononcim për SuharekaOnline ka njoftuar se në mbrëmjen e ndrrimit të motmoteve në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë incident.

Sylaj ka thënë se mbrëm situata në Komunën e Suharekës në përgjithësi ka qenë e qetë dhe se nuk është raportuar për ndonjë parregullësi, gjë për të cilën i ka falenderuar qytetarët e Suharekës.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka uruar vitin e ri 2023 të gjithë qytetarëve, duke shpresuar që ky vit do të jetë një vit i qetë sa i përketë sigurisë në vend.