Suhareka ende në TOP 10-shen e komunave për nga numri i të vaksinuarve kundër COVID-19

20.08.2021

Përkundër rritjes së rasteve me COVID-10 edhe procesi i vaksinimit është duke vazhduar për qytetarët e Republikës së Kosovës, ku sipas të dhënave zyrtare Suhareka vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga fillimi i procesit të vaksinimi e deri më sot në Kosovë janë administruar 689,534 doza të […]

Suhareka ende në TOP 10-shen e komunave për nga numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Përkundër rritjes së rasteve me COVID-10 edhe procesi i vaksinimit është duke vazhduar për qytetarët e Republikës së Kosovës, ku sipas të dhënave zyrtare Suhareka vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimi e deri më sot në Kosovë janë administruar 689,534 doza të vaksinës.

Nga kjo shifër prin Komuna e Prishtinës me 114,978 doza të dhëna për qytetarët. Ndërsa në Komunën e Suharekës që nga data 07 prill 2021 kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën anti Covid-19, janë dhënë 24,472 doza të vaksinës të llojit Astra Zeneca dhe Pfizer.

Me rritjen e përhapjes së variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht.