Komuna e Suharekës ka organizuar një aksion të madh për pastrimin e ambientit.

Gjatë ditës së martë është mbajtur takimi i Këshillit të Drejtorëve, ku ndër tjerash është diskutuar për përgatitjet për aksionin për pastrimin e ambientit i cili pritet të organizohet nesër me 19 prill nga ora 09:00, raporton SuharekaOnline.

Sipas Komunës së Suharekës ky aksion po organizohet në kuadër të 22 prillit, datë kjo në të cilën shënohet dita Ndërkombëtare e Tokës.

“𝙏𝙚̈ 𝙜𝙖𝙩𝙨𝙝𝙚̈𝙢 𝙥𝙚̈𝙧 𝘼𝙠𝙨𝙞𝙤𝙣𝙞𝙣 𝙚 𝙢𝙖𝙙𝙝 𝙥𝙚̈𝙧 𝙥𝙖𝙨𝙩𝙧𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙚 𝙖𝙢𝙗𝙞𝙚𝙣𝙩𝙞𝙩…

Në takimin e radhës të Këshillit të drejtorëve që u mbajtë sot ndër të tjera u fol edhe për përgaditjet që janë bërë për Aksionin e madh që do të organizohet nesër me 19 prill në pastrimin e ambientit duke filluar nga ora 9:00. Ky aksion do të organizohet në kuadër të 22 prillit – Dita ndërkombëtare e tokës. Në takim gjithashtu kryetari i Komunës, z. Bali Muharremaj, ka dhënë detyra dhe obligime tjera për drejtorët që ti kryejnë gjatë ditëve në vijim.” thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.