Komuna e Suharekës është komuna e 24-të me më së shumti raste aktive në nivel vendi.
Aktualisht, MSH-ja njofton se në Suharekë janë 10 raste aktive, pasuar nga Dragashi me 8 të tilla.
Ndërsa, Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive, ku aktualisht në kryeqytet janë 453 raste aktive, pasuar nga Ferizaj me 224, Gjilani 197, Gjakova 152, Peja 120, Podujeva 119, Fushë-Kosovë 107 e të tjera.
MSH-ja të hënën ka regjistruar 262 raste pozitive me COVID-19 dhe 8 persona të shëruar.
Mbi 170 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-COVID në bazë të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në mëngjesin e së martës.
Nga totali i 506 mijë e 133 dozave të administruara deri tash, 171 mijë e 125 është numri i qytetarëve që kanë marrë të dy dozat ndërsa 163 mijë e 883 është numri i qytetarëve që deri tash ka marrë vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID.
| Komuna | Rastet aktive |
| 1. Prishtinë | 453 |
| 2. Ferizaj | 224 |
| 3. Gjilan | 197 |
| 4. Gjakovë | 152 |
| 5. Pejë | 120 |
| 6. Podujevë | 112 |
| 7. Fushë Kosovë | 107 |
| 8. Mitrovicë | 101 |
| 9. Prizren | 87 |
| 10. Lipjan | 64 |
| 11. Gllogoc | 63 |
| 12. Rahovec | 60 |
| 13. Klinë | 54 |
| 14. Obiliq | 49 |
| 15. Viti | 47 |
| 16. Vushtrri | 40 |
| 17. Kamenicë | 37 |
| 18. Skenderaj | 32 |
| 19. Kaçanik | 30 |
| 20. Deçan | 30 |
| 21. Shtime | 24 |
| 22. Istog | 23 |
| 23. Malishevë | 21 |
| 24. Suharekë | 10 |
| 25. Dragash | 8 |
| 26. Novobërdë | / |
| 27. Junik | / |
| 28. Hani i Elezit | / |
| 29. Graçanicë | / |
| 30. Kllokot | / |
| 31. Zubin Potok | / |
| 32. Mitrovica e Veriut | / |
| 33. Ranillug | / |
| 34. Shtërpcë | / |
| 35. Partesh | / |
| 36. Mamushë | / |
| 37. Zveçan | / |
| 38. Leposaviq | / |