Suhareka e 15-ta për nga numri i rasteve aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

12.11.2021 / Suhareka

Suhareka e 15-ta për nga numri i rasteve aktive me COVID-19
Foto: Ilustrim

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv dhe i vdekjes nga COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Mitrovicë  2, Pejë  2, Ferizaj  1, Kamenicë  1.


Po ashtu, janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Ferizaj  5, Prishtinë  5, Gjilan  3, Gllogoc  2, Graçanicë  2, Kamenicë  2, Kllokot  1, Viti  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 429, prej tyre 12 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 160,911 raste nga 1,288,033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,978 raste të vdekjes.

Me këto shifra të rasteve aktive, Komuna e Suharekës renditet e 15-ta në nivel komunash për nga numri i rasteve aktive me koronavirus.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *