Suhareka drejt kalimit në zonën e gjelbër, këto masa pritet të lehtësohen

17.12.2020

Të premtën bëhen një javë që kur Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave sipas rrezikshmërisë së infektimit nga COVID-19. Sipas masave aktuale kategorizimi i komunave ndahet në tri zona: zonën e kuqe ku shënohen mbi 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë, zonën e verdhë me 70 – 150 […]

Suhareka drejt kalimit në zonën e gjelbër, këto masa pritet të lehtësohen Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Të premtën bëhen një javë që kur Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave sipas rrezikshmërisë së infektimit nga COVID-19.

Sipas masave aktuale kategorizimi i komunave ndahet në tri zona: zonën e kuqe ku shënohen mbi 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë, zonën e verdhë me 70 – 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë dhe zonën e gjelbër deri në 70 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë.

Sipas këtij kategorizimi Komuna e Suharekës aktualisht renditet në zonën e verdhë ku sipas javës që lam pas ishin shënuar 56 raste në rreth 60 mijë banorë rezident që ka.

Që nga e premta e deri më sot në Komunën e Suharekës janë shënuar 30 raste të reja me COVID-19, e që sipas analizës së situatë dhe duke llogaritur që nuk do të ketë ndryshim të masave, brenda kësaj jave Komuna e Suharekës mund të renditet në zonën e gjelbër, shkruan SuharekaOnline.

Sipas vlerësimit dhe rekomandimeve, masat kufizuese për zonën e gjelbër janë:

  • Operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19;
  • Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19;
  • Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anetarë të së njëjtës familje, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid19”;
  • Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19;
  • Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”;
  • Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
  • Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
  • Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.