Suhareka do të ketë zv.kryeministër apo ministër në Qeverinë Hoti ?!

Sipas të gjitha raportimeve të deritanishme javën që vjen Kosova do të bëhet me qeveri të re të udhëhequr nga LDK, të cilën e përfaqëson i nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti.

Pjesë e qeverisë padyshim që do të jetë edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt e cila sipas të gjitha gjasave do të ketë katër ministri në qeverinë e ardhshme dhe postin e zv.kryeministrit.

Tri ministri i ka patur të garantuara që në start të koalicionit, por që duket se partia e Ramush Haradinajt do të ketë edhe një ministri shtesë.

Burime brenda strukturave bëjnë të ditur se edhe ish-kryetari i Komunës së Subarekës, Blerim Kuçi, padyshim që  do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Sipas burimeve posti që do të ushtrojë Blerim Kuçi ende nuk është i vendosur duke bërë të ditur që Kuçi mund të marr postin e zv.kryeministrit ose të ndonjë ministrie, me theks Ministrinë e Ekonomisë.

Gjithsesi ende nuk është definuar se cila do të jetë pozita e ish-kryetarit të Suharekës në qeverinë e ardhshme por e definuar qartë është se Komuna e Suharekës do të ketë përfaqësim në Qeverinë e Re.

Deri më tani emrat që janë bërë të ditur nga AAK është ai i Blerim Kuçit, Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj, Selim Selimi e Ramë Likaj që pritet të jetë pritet të jetë 5-shja e përzgjedhur nga AAK në Qeverinë e re.

Kujtojmë se Blerim Kuçi ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme në qeverisjen e parë LDK-AAK si dhe kryetar i Komunës së Suharekës për një mandat.

RAPORTO