Në takimin për koordinim lokal të sigurisë që u mbajt sot, për gjendjen e sigurisë në Komunën e Suharekës ka raportuar përfaqësuesi i stacionit policor në Suharekë, toger Vehbi Bytyçi.
Sipas të dhënave që ka shpalosur togeri Bytyçi gjatë këtyre dy javëve gjendja në komunë është vlerësuar e qetë dhe stabile.
Në rastet e raportuara brenda dy javëve togeri ka numëruar: 9 aksidente në trafik, 1 dhunë familjare, 3 raste të kanosjes, 2 vjedhje, 1 incident zjarri, 2 gjetje e mjetit të pashpërthyer, 3 raste të falsifikimit të parasë, 1 ngacmim, 1 lëndim aksidental, 1 lëndim i lehtë trupor, 2 raste dëmtim prone, 1 vetëgjyqësi, 2 raste sulm dhe 1 rast uzurpim prone.
Ndërsa gjatë 2 jave janë shqiptuar 307 tiketa për kundervajtje dhe 19 urdhëresa të realizuara. Togeri Bytyçi ka bërë të ditur se janë mbajtur dhe katër ligjërata nëpër shkolla fillore me temë për bullizmin të cilat kishin për qëllim vetëdijësimin e nxënësve.