Suhareka bëhet me komandant të ri të Stacionit Policor

18.02.2020

Stacioni Policor në Komunën e Suharekës është bërë me komandant të ri. Funksionin dhe përgjegjësitë e ish-komandantit, Milazim Lumi tani e tutje do ti kryejë Komandanti i ri i Stacionit Policor, Afrim Sylaj. Komandanti Afrim Sylaj deri vonë ishte zëvendës komandant i Stacionit Policor në Suharekë. Sylaj për herë të parë në cilësinë e komandanit […]

Suhareka bëhet me komandant të ri të Stacionit Policor Foto: Komandant i stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj

Stacioni Policor në Komunën e Suharekës është bërë me komandant të ri.

Funksionin dhe përgjegjësitë e ish-komandantit, Milazim Lumi tani e tutje do ti kryejë Komandanti i ri i Stacionit Policor, Afrim Sylaj.

Komandanti Afrim Sylaj deri vonë ishte zëvendës komandant i Stacionit Policor në Suharekë.

Sylaj për herë të parë në cilësinë e komandanit kishte raportuar në takimin e rregullt të Sigurisë Lokale të mbajtur javën e kaluar.

Gjatë ditës së sotme komandanti është vizituar nga kryetari i Komunës së Suharekës i cili e ka uruar për detyrën e re, duke i uruar suksese në punë.

Siguria e qytetarëve është prioritet edhe i institucioneve komunale, prandaj angazhimi i përbashkët nuk do të mungoj thuhet në urimin e kryetarit.