Subvencionimi i lindjeve, Komuna e Suharekës prin me shumën prej 250 € për lindje

14.10.2020

Përmes një projekt – vendimi në fillimin e vitit 2019 Komuna e Suharekës kishte vendosur që të subvencionojë gratë-nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë. Sipas vendimit të asaj kohe për çdo lindje të fëmijës nënat do të subvencionohen me nga 200€ mjete financiare dhe se ky subvencionim është bërë […]

Subvencionimi i lindjeve, Komuna e Suharekës prin me shumën prej 250 € për lindje Foto: Ilustrim

Përmes një projekt – vendimi në fillimin e vitit 2019 Komuna e Suharekës kishte vendosur që të subvencionojë gratë-nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Sipas vendimit të asaj kohe për çdo lindje të fëmijës nënat do të subvencionohen me nga 200€ mjete financiare dhe se ky subvencionim është bërë nga data 01.01.2019, për të gjitha ato gra-nënë që kanë lindur pas kësaj date.

Ndërsa në shkurt të po të njëjtit vit kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kishte njoftuar se të gjitha gratë që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, do të marrin 250 euro mjete financiare.

Disa komuna të vendit kanë filluar të ndajnë para për fëmijët e porsalindur. E para komunë që e kishte marrë një vendim të tillë është ajo e Suharekës, por që më pas shembullin e kësaj komune e kanë ndjekur edhe Vushtrria, , Ferizaj, Obiliqi, Skenderaj e Kamenica.

Komuna e Suharekës është komuna e parë që ka marrë një vendim të tillë. Ne kemi filluar me ndarjen e këtyre mjeteve qe dy vite. Shuma e parave që ndahen është 250 euro, dhe këto mjete merren për secilën lindje që kryhet në Suharekë, pavarësisht prej nga vijnë”, ka thënë Muharremaj.

KomunaShuma e Subvencionuar
Suharekë250 €
Vushtrri120 €
Ferizaj100 €
Obiliq150 €
Skënderaj100 €