Suharekë: Nesër Kryetari Muharremaj raporton për punën Janar-Qershor 2019!

Nesër me datën 28.06.2019 në ora 13:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Suharekës (te parku i qytetit) do të mbahet takim publik.

Ky takim publik ka të bëjë me informimin e qytetarëve për aktivitetet dhe raportin e punës së Komunës së Suharekës në periudhën Janar-Qershor 2019.

“Duke pas parasyh përmbushjen e kërkesave të qytetarëve dhe zbatimin e dispozitave ligjore, Komuna përdor mekanizmin e konsultimeve dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejt në diskutime, vlersimet, vërejtjeve dhe propozimeve të tyre me interes të qytetarëve”, njofton Komuna e Suharekës.

Po ashtu nesër do të mbahet edhe diskutim publik duke filluar nga ora 14:00, në të njejtin vend, do të diskutohet për vendosjen e Objekteve të përkohshme për shërbime të qytetarëve.

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim është në fazën e hartimit të Planit për Vendosjen e Objekteve të përkohshme në Prona Punlike dhe organizon diskutim publik me banorë me qëllim të dhënies së kontributit tuaj në rritjen e cilësisë së këtij plani, i cili do të jetë në shërbim të t1% gjithë qytetarëve të Komunës sonë.

“Andaj, qytetarë të nderuar ftoheni të merrni pjesë në të dyja takimet, që të jepni edhe ju kontributin tuaj në të mirë të të gjithë qytetarëve të komunës sonë”, njofton Komuna e Suharekës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.