Vjedhja e veturave kohët e fundit ka shënuar rritje në nivel vendi. Një rast i tillë raportohet të ketë ndodhur të hënën në Studençan të Suharekës.
Sipas Policisë së Kosovës mëngjesin e së hënës rreth orës 06:00 qytetari nga Studençani ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e tij i kanë vjedhur veturën të cilën e kishte të parkuar.
Ndër tjera Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me rastin po merren njësitet relevante të cilët janë angazhuar për procedura të mëtejme hetimore.