Studençan, një person në gjendje të dehur sulmon me thikë dy të tjerë brenda një lokali

Studençan, një person në gjendje të dehur sulmon me thikë dy të tjerë brenda një lokali
Eurolinda Zenelaj

23.04.2021 / Suhareka

Një person nga fshati Studençan i Suharekës të enjten ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë dy persona të tjerë.

Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se dje rreth orës 21:50 se dy persona nga fshati Studençan kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një person i cili ka qenë në gjendje të dehur.

SuharekaOnline ka mësuar se të tre personat kishin qenë brenda një lokali.

Pavarësisht sulmit, në bazë burimeve është bërë e ditur se nuk ka persona të lënduar dhe se është arrestuar personi i dyshuar.

Prokurori ka kërkuar që i dyshuari të mbahet për 6 orë dhe pastaj të intervistohet.

RAPORTO