Spitali i Gjilanit është përfituesi i radhës i donacioneve nga Fondacioni Golden Eagle

Pas spitalit rajonal të Pejës dhe Gjakovës, Fondacioni Humanitar Golden Eagle vazhdoi me dhurimin e pajisjeve mbrojtëse për punëtorët shëndetësor në Spitalin Rajonal – Gjilan.

Përmes këtij donacioni, punëtorëve shëndetësor të spitalit rajonal të Gjilanit iu dhuruan pakot me pajisje mbrojtëse, pako përmbanë 820: maska mbrojtëse, maska plastike, rroba antibakteriale dezinfektues’ si dhe 600 njësi lëngje frutash Relax 100%.

Fondacioni Golden Eagle përmes kampanjës për t’iu dalë në ndihmë punëtorëve shëndetësor në luftën kundër pandemisë COVID-19, do ofroj donacione për të gjitha spitalet regjionale të Kosovës gjatë ditëve në vijim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.