Gjatë kësaj jave pritet të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.

Vala e të nxehtit afrikan që po depërton mbi kontinentin evropian, pritet të prek edhe rajonin tonë, por më shumë në pjesën e dytë të javës.

Për sot në Komunën e Suharekës pritet të jetë nxehtë dhe kryesisht me diell.

Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat minimale do të shënojnë nga 13 deri në 15 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë nga 27 deri në 31 gradë celsius.

Mirëpo, gjatë kësaj jave, në aspektin termik do të mbajë mot kryesisht i nxehtë. Ditën e mërkurë turbullira që do të depërtojnë në lindje të rajonit, mund të sjellin vranësira dhe rënie të lehtë të temperaturave, e orëve të pasdites shfaqen mundësi edhe për riga lokale shiu.