Sot në ora 17:00 i jepet lamtumira e fundit 19 vjeçarit Valmir Beqaj nga Studençani

Fshati Studençan dhe Komuna e Suharekës u trondit të mërkurën kur mori lajmin se 19 vjeçari Valmir Beqaj ishte ndarë nga kjo botë.

Sipas familjarëve të tij ceremonia mortore e të ndjerit mbahet sot në varrezat e fshatit Studençan në ora 17:00.

Kujtojmë se i ndjeri ishte dërguar në Emergjencën në Suharekë pa shenja jete si pasojë e plagës nga arma e zjarrit.

Nga Policia e Kosovës rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK47 dhe njësitë relevante së bashku me Prokurorinë e Shtetit janë duke zhvilluar hetimet kriminalistike.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.