Sot në mbrëmje fillon festivali DIAFEST në Suharekë

Komuna e Suharekës, perkatesishtë, Drejtoria për Kultur, Rini, Sport dhe Mërgatë, ka organizuar koncert manifestiv për nder të mërgimtarëve të Suharekës.

Festivali DIAFEST 2019 prezanton ” Toplluha Festival “, i cili do të mbahët katër netë rresht 1,2,3 dhe 4 gushtë.

Festivali do të filloj nga ora 20:00-23:30, te Ura e qytetit në Suharekë, brigada 123.

Për ti argëtuar qytetarët do të kujdeset Dj Crack, si dhe do të këtë performanca të zhanreve të ndryshme.

Nata e parë: Hiphop dhe Freestyle.

Nata e dytë: Elektro&Dance dhe Off Road.

Nata e tretë: Folk dhe Ansambli Jehona.

Nata e katër: Live koncert.

Kryetari i komunës, Bali Muharremaj i fton të gjithë të marrin pjesë dhe uron qytetarët të kalojnë sa më mirë në këto ditë festive.

“Në kuadër të aktiviteteve që organizohen për mërgimtarët nga DKRSM, ky aktivitet besoj se do të zgjojë interesimin tuaj.

Duke shpresuar që të kaloni sa më mirë, ju ftoj të merrni pjesë,” shtoi Muharremaj.

RAPORTO