Sot merren mostrat nga 17 persona në Bllacë, rezultatet priten sonte ose nesër

Deri më tani në Kosovë numri i të infektuarëve me covid-19 ka shkuar në 184 ku nga këta 30 pacientë janë shëruar.

Ashtu siç edhe ka raportuar SuharekaOnline sot pritet të merren mostrat edhe nga 17 persona nga fshati Bllacë, e që janë persona kontakti me pacientin tashmë të konfirmuar me covid-19.

Këtë e ka konfirmuar për portalin SuharekaOnline të martën edhe Dr.Fadil Kryeziu nga Drejtoria e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren, i cili ka thënë se nëse është paraqitur kërkesa në librin e protokollit atëherë nesër do të marrim mostra nga të afërm të të infektuarit në Bllacë të cilët mund të kenë pasur kontakte me banorë të Komunës së Malishevës.

Pas marrjes së mostrave rezultatet pritet që të publikohen sot në mbrëmje ose nesër.

21 vjeçari i konfirmuar si pozitiv me covid-19 që nga momenti që ka shkuar në Banjë është vetizoluar atje dhe nuk është kthyer më në Bllacë.

RAPORTO