Sot fillon vaksinimi i nxënësve të klasëve të para dhe gjashta në Suharekë
Qendra e Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë “Rexhep Kuçi” ka njoftuar se nga sot 27 prill, do të filloj imunizimin (vaksinimin) e nxënësve të klasëve të para dhe gjashta. QKMF-Suharekë ka njoftuar se sot profesionistët shëndetësor do të fillojnë vaksinimin e nxënësve të klasëve të para dhe gjashta në SHFMU “7Marsi” në Suharekë, raporton […]
Qendra e Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë “Rexhep Kuçi” ka njoftuar se nga sot 27 prill, do të filloj imunizimin (vaksinimin) e nxënësve të klasëve të para dhe gjashta.
QKMF-Suharekë ka njoftuar se sot profesionistët shëndetësor do të fillojnë vaksinimin e nxënësve të klasëve të para dhe gjashta në SHFMU “7Marsi” në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Poashtu, bëhet e ditur se procesi i vaksinimit për këto klasë, do të bëhet sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit në të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës.
Rekomandohet që fëmijët të kenë me vete fletorën e shëndetit të fëmijës.
“𝙌𝙚𝙣𝙙𝙧𝙖 𝙆𝙧𝙮𝙚𝙨𝙤𝙧𝙚 𝙚 𝙈𝙟𝙚𝙠𝙚̈𝙨𝙞𝙨𝙚̈ 𝙁𝙖𝙢𝙞𝙡𝙟𝙖𝙧𝙚 “𝙍𝙚𝙭𝙝𝙚𝙥 𝙆𝙪𝙘̧𝙞”
Nga sot 27.04.2023 profesionistët shëndetësor të QKMF “Rexhep Kuçi” do të fillojnë imunizimin (vaksinimin) e nxënësve të klasëve të para (I) dhe klasëve të gjashta (VI) në Shkollën Fillore “7 Marsi” në Suharekë.
Nxënësit do të vaksinohën sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit në të gjitha shkollat fillore të komunës ton.
Vaksinimi jo vetëm që i mbron fëmijët tuaj, por parandalon edhe shpërthimin e epidemive në shkolla.
Vaksinimet e rregullta për fëmijët janë të sigurta dhe efektive. Ato janë testuar tërësisht nga OBSH-ja dhe është provuar se parandalojnë sëmundje të rënda, duke shpëtuar miliona jetë fëmijësh çdo vit.
Me vaksinimin e rregullt, fëmijët zhvillojnë mbrojtje afatgjatë për të pasur një jetë të shëndetshme dhe cilësore.
Rekomandim për prindër: fëmijët duhet të ken me vete Fletorën e shëndetit të fëmijës.” thuhet në njoftimin e QKMF-Suharekë.