Sot fillon rinumërimi i votave në një vendvotim në Suharekë dhe në disa komuna të tjera

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë sot rinumërimi i dymbëdhjetë vendvotimeve në dhjetë komuna të Kosovës.

Për rinumërimin e këtyre vendvotimeve u vendos në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) që u mbajt të enjten.

KQZ-ja ka bërë të ditur se vendvotimet ku do të rinumërohen votat janë nga këto komuna: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skenderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1).

Krahas kësaj në mbledhjen e së enjtes u vendos që votat me kusht që kanë shpërputhje dhe nuk janë respektuar procedurat të anulohen.

Ndërkohë, nga përfaqësues të LVV-së u kërkua që votat e diasporës të cilat përmbajnë dokumente me afat të skaduar, por që janë të vlefshme të mos anulohen. Derisa edhe adresuan kritika për vonesa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur të dielën e javës së kaluar me 14 shkurt.

Ndërsa sipas rezultateve preliminare fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 47.85%.

RAPORTO