Sot fillojnë të reshurat, IHMK-ja paralajmëron vërshime në Suharekë dhe në disa komuna të tjera

23.01.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga sot (23 janar) priten reshje të shumta të shiut. IHMK-ja bënë të ditur se reshjet të cilat pritet të fillojnë sot të cilat fillimisht do të përfshijnë pjesën perendimore të Kosovës dhe do shtrihen nga lindja, përcjellë SuharekaOnline. Tutje IHMK-ja bënë të ditur se intensiteti i reshjeve […]

Sot fillojnë të reshurat, IHMK-ja paralajmëron vërshime në Suharekë dhe në disa komuna të tjera Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga sot (23 janar) priten reshje të shumta të shiut.

IHMK-ja bënë të ditur se reshjet të cilat pritet të fillojnë sot të cilat fillimisht do të përfshijnë pjesën perendimore të Kosovës dhe do shtrihen nga lindja, përcjellë SuharekaOnline.

Tutje IHMK-ja bënë të ditur se intensiteti i reshjeve do të jetë mesatar që do të vazhdojnë me intensitet më të lartë e që përfshihen disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Suharekë, Mamushë, Prizren, Dragash etj të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.

Ndërsa, në pjesë të tjera të vendit pritet që sasia e reshjeve të jetë më e vogël.

Rikujtojmë se si pasojë e reshjeve të shumta të datës 8 janar të cilat kanë vazhduar deri me datë 11 janar të këtij viti në Komunën e Suharekës kanë shkaktuar dëme materiale të cilat arrijnë vlerën rreth 1 milionë euro.