Sot asnjë i dyshuar, nesër pritet të merren mostrat nga të afërmit e të infektuarit në Bllacë

07.04.2020

Ditën e hënë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, në mesin e shumë të tjerëve ka rezultuar pozitiv edhe M.S. […]

Sot asnjë i dyshuar, nesër pritet të merren mostrat nga të afërmit e të infektuarit në Bllacë Foto: Ilustrim

Ditën e hënë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, në mesin e shumë të tjerëve ka rezultuar pozitiv edhe M.S. nga fshati Bllaci i Komunës së Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar mbrëmë Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, i cili për SuharekaOnline ka treguar që një qytetar i Komunës së Suharekës saktësisht nga fshati Bllacë ka shkuar për vizitë në Banjë të Malishevës. Sipas tij i njëjtë që nga momenti që ka shkuar në Banjë është vetizoluar atje dhe nuk është kthyer në Suharekë dhe se po të njëjtit i janë marr mostrat për analiza dhe ka rezultuar pozitiv, shkruan SuharekaOnline.

E sa i përket gjendjes aktuale në fshatin Bllacë, Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, ka thënë që sot gjatë ditës në Suharekë nuk ka ndonjë të dyshuar e as nuk është marr ndonjë mostër.

“Nëse është paraqitur kërkesa në librin e protokollit atëherë nesër do të marrim mostra nga të afërm të të infektuarit në Bllacë të cilët mund të kenë pasur kontakte me banorë të Komunës së Malishevës” ka shtuar ai.

Mos zbatimi i udhëzimeve të institutit është rasti në Komunën e Malishevës ku qytetarët nuk po respektojnë udhëzimet dhe po lëvizin lirshëm, ka shtuar ai.

Ai gjithashtu ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të ndjekin udhëzimet e Institutit Kombëtar si të shmangin daljet e panevojshme, të pastrojnë duart sa më shpesh, të mbajnë distancën etj.