Sopijë, burri kanos gruan e tij përmes mesazheve në telefon

20.04.2021

Në ditën e parë të kësaj jave një femër ka raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë se është kanosur nga bashkëshorti i saj. Të hënën një femër në fshatin Sopijë të Suharekës rreth orës 11:10 ka raportuar në polici se është kanosur nga bashkëshorti i saj përmes mesazheve telefonike. Sipas burimeve të SuharekaOnline është […]

Sopijë, burri kanos gruan e tij përmes mesazheve në telefon Foto: Ilustrim

Në ditën e parë të kësaj jave një femër ka raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë se është kanosur nga bashkëshorti i saj.

Të hënën një femër në fshatin Sopijë të Suharekës rreth orës 11:10 ka raportuar në polici se është kanosur nga bashkëshorti i saj përmes mesazheve telefonike.

Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Poashtu, të hënën në Suharekë janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar për dhunë në familje, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.