Suhareka renditet e 9-ta me gjithsej 36 raste të konfirmuara me covid-19

29.04.2020

Kosova tashmë numëron 799 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 22 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 249. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Komuna e Ferizajit me 98 raste, Malisheva me 76 raste, Peja me […]

Suhareka renditet e 9-ta me gjithsej 36 raste të konfirmuara me covid-19 Foto: Ilustrim

Kosova tashmë numëron 799 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 22 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 249. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Komuna e Ferizajit me 98 raste, Malisheva me 76 raste, Peja me 73 raste, Prishtina me 68 raste, Prizren me 64 raste, Vitia me 52 raste, Gjilani me 48 raste, Kamenica me 39 raste dhe e nënta është Suhareka me 36 raste.

Sipas të dhënave, në këto komunë janë prekur dhjetë fshatra, ndërsa ka pasur edhe burime të infeksionit.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Komuna e Suharekës renditet e 10-ta me 36 qytetar të prekur me covid-19, 3 të shëruar dhe 1 të vdekur.

Kujtojmë se rasti i fundit në Suharekë është shënuar në fshatin Sallagrazhdë i dyti në këtë fshat, ku pacientja është rast kontakti nga reparti i dializës në Prizren.