Sonte në ora 22:00 në Suharekë me duartrokitje i falënderojmë mjekët, policët, zjarrfikësit…

Komuna e Suharekës sonte e deri në vendimin e ardhshëm do të jetë nikoqire e karantinës me ç’rast janë bllokuar të gjitha hyrje-daljet për në Suharekë.

Të gjithë qytetarët janë të obliguar që gjatë kufizimit të lirisë së lëvizjes që nga ora 17:00-06:00 të qëndrojnë në shtëpi me të afërmit dhe familjarët e tyre.

Por jo edhe punëtorët shëndetësor, policia e kosovës, zjarrfikësit, farmacistët, bukëpjekësit, punëtorët e qendrave tregtare, gazetarët dhe gjithashtu edhe institucionet komunale.

Andaj në shenjë respekti për punën e të gjithë këtyre punëtorëve ju ftojmë që sonte në ora 22:00 të gjithë së bashku ti duartrokasim dhe ti falenderojmë për kontributin e tyre që nga muaji mars.

RAPORTO