Sokol Halili u pa në Suharekë, rreth 2 orë pasi kreu vrasjen e Hamide Magashit

02.12.2022

Dy ditë pasi vrau ish-bashkëshorten e tij në orët e fundit të shtatëzanisë, Sokol Halili sot ka vrarë edhe veten. Ka qenë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ai që ka dhënë lajmin e vetëvrasjes së Halilit në shtëpinë e tij në Shtime. Indeksonline ka siguruar pamje të Sokol Halilit pak orë pasi kreu vrasjen në […]

Sokol Halili u pa në Suharekë, rreth 2 orë pasi kreu vrasjen e Hamide Magashit Foto: Ilustrim

Dy ditë pasi vrau ish-bashkëshorten e tij në orët e fundit të shtatëzanisë, Sokol Halili sot ka vrarë edhe veten.

Ka qenë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ai që ka dhënë lajmin e vetëvrasjes së Halilit në shtëpinë e tij në Shtime.

Indeksonline ka siguruar pamje të Sokol Halilit pak orë pasi kreu vrasjen në oborrin e QKUK-së.

Ai është parë në dalje të Suharekës.

Rikujtojmë, se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e Sokol Halilit dhe i njëjti përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

Sveçla në postim në Facebook shkruan se Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.

“Pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, shkruan Sveçla.